Home Lajme Bajrami: Qeveria po mashtron, raporti i Bankës Botërore tregon realitetin që po mundohen ta fshehin me propagandë

Bajrami: Qeveria po mashtron, raporti i Bankës Botërore tregon realitetin që po mundohen ta fshehin me propagandë

0
Bajrami: Qeveria po mashtron, raporti i Bankës Botërore tregon realitetin që po mundohen ta fshehin me propagandë

Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se raporti i fundit i Bankës Botërore “Country Climate and Development Report (CCDR) e demanton Qeverinë e Kosovës, e cila po proklamon progres në çdo fushë.

Duke publikuar disa të dhëna të raportit, ajo ka bërë me dije se raporti tregon realitetin e hidhur.

Bajrami ka shkruar se Qeveria mashtron, por faktet flasin ndryshe.

Sipas Bankës Botërore Kosova është nën presion të rreziqeve klimatike dhe mjedisore: • Ajri që thithim po na vret: sipas raportit të BB, ndotja e ajrit shkakton rreth 760 vdekje të parakohshme çdo vit, ndërsa kostot shëndetsorë që shkakton kjo ndotje shkojnë deri në 310 milionë dollarë, ose 4.7% të PBB-së.

Ndërkohë 16% e territorit të vendit është nën rrezik të lartë nga zjarret pyjore ndërsa 37% e territorit të vendit është nën rrezik të mesëm nga zjarret pyjore. Përmbytjet dhe fatkeqësitë tjera natyrore po shkaktojnë dëme të mëdha dhe pritet të përkeqësohen tutje.
Kosova gjithashtu vuan nga varfëria energjitike: Raporti potencon se rreth 22% e familjeve shpenzojnë më shumë se 10% të të ardhurave të tyre për energji, ndërsa mbi 40% të familjeve nuk mund t’i ngrohin shtëpitë e tyre sa duhet.
Vendi vazhdon të varet nga energjia e prodhuar nga linjiti dhe termocentralet janë tepër të vjetra e aspak efiçinete. Raporti gjitashtu vë theksin të cenushmeria e ekonomisë ku ndër të tjera thuhet:

Sektorët si bujqësia dhe pyjet, që janë jetik për shumë familje në zona rurale, po rrezikohen nga përmbytjet dhe thatësirat dhe varfëria po thellohet në këto zona”, ka shkruar ajo.

Ajo ka ftuar qytetarët që më 9 shkurt t`i japin Kosovës një qeveri që e meriton.

“Por ta dini që derisa ata flasin fjalë boshe për kinse “progres”, institucionet kredibile si Banka Botërorë dhe të dhënat e tyre tregojnë se vendi ynë është në rrezik nga varshmëria nga qymyri, ne përballemi me varfëri energjetike dhe qeveria po dështon në adresimin e emergjencave klimatike dhe sociale. Mos harroni për katër vite Qeveria Kurti II, i ka pasur në dispozicion 12 milardë Euro buxhet, taksa tonat këto dhe nuk e ka lënë asnjë shënjë pozitive në këtë vend, s’kemi çka të themi për energji të ripërtitshme, zero kapacitet të ndërtuara, andaj koha për të kërkuar llogari është tani! Ne nuk mund të pranojmë që shëndeti dhe mirëqenia jonë të këmbehën me propagandë. Me 9 shkurt bëhu ndryshimi! Jepi Kosovës qeverinë që e meriton, qeverinë që do ta udhëheqë Lidhja Demokratike e Kosovës”, ka shkruar Bajrami.

Exit mobile version