Bajrami në një prononcim për GazetaBlic thekson se, gjendja ekonomike në Kosovë nuk është aspak e mirë, e për këtë fajëson keq-menaxhimin e Qeverisë.
Bajrami shton se, ky vit pritet të përmbyllet me një rritje 3.5%, ku sipas saj është rritja më ultë në dhjetë vitet e fundi.
“Gjendja ekonomike në Qeverinë Kurti nuk është aspak e mirë dhe këtë përpos që e ndjejnë qytetarët në baza ditore, konfirmohet edhe nga raportët vendore e institucionet ndërkombëtare”, tha Bajrami.
“Sipas të dhënave të Agjencisë së Statisikave të Kosovës rritja ekonomike në kohën kur z. Kurti e mori mandatin ishte 16% ndërsa në tremujorin e dytë të këtij viti rritja ekonomike kishte rënë në 2%, në skenarët me optimist ky vit pritet të përmbyllet me një rritje 3.5% prapë është rritja më ultë në dhjetë vitet e fundit”, shton Bajrami.
Tutje, Bajrami ka folur edhe për krizën energjetike ku thotë se rritja e çmimit ka rënduar gjendjen ekonomike e sociale të të gjithë qytetarëve.
“Kriza energjetike – ngritja e çmimit të energjisë dy herë brenda me pak se dy viteve, ngritja enorme e çmimeve vitin e kaluar e cila po vazhdon edhe këtë vit (janar-shtator 2023, mesatarja 5.8%) kanë rënduar gjendjen ekonomike e sociale të të gjithë qytetarëve të vendit. Derisa qyetarët dhe bizneset po përballën me këto vështerësi, Qeveria po fërkon duart duke mbledhë më shumë tatime e taksa në kurriz të qytetarëve gjithnjë e me të varfër”, thotë Bajrami.
Bajrami ka kritikuar Qeverinë edhe për projektet kapitale dhe implementimin e tyre.
Sipas Bajramit, Qeveria e Albin Kurtit ka dështuar edhe në reformat fiskale, teksa shton se me subvencionet jotransparente ka mundësi që të dëmtohet edhe konkurrenca e drejtë në tregë.
“Qeveria në tri vitet e fundit ka dështuar në implementim të projkteve kapitale, mjetet e buxhetit janë shpërndarë në subvencone dhe transfere duke mos kriju asnjë vlerë të shtuar në ekonomi. Si rezultat i kësaj ka ndryshuar struktura e buxhetit për të keq. Në vitin 2022, vetëm 17% e buxhetit kishte shkuar në investime kapitale e rreth 42% në subvencione dhe transfere. Për me tepër këto mjete buxhetore nuk po e zbusin nivelin e varfërisë sepse Qeveria po dështon në targetim të grupeve të cilat sot janë në gjendjen me të rëndë ekonomike e sociale, kjo konfirmohet edhe sipas Pulsit Publik për Inflacionin, të UNDP-së ku thuhet se rreth 26 mijë njerëz i janë shtu listës së varfërisë”, tha Bajrami.
“Kjo Qeveri përgjatë këtij mandati tre vjeçar nuk ka arritur të bëj asnjë reformë fiskale, asnjë përmirsim në ambientin e biznesit, rreth 70% e investimeve të huaja direkte vazhdojnë të jenë investime në blerjën e banesave nga ana e mërgimetarëve, nuk ka investime në kapacitete prodhuese. Subvencionet që Qeveria jepë për biznese janë jotransparente, në pamundësi të kalojnë në filtrin e Komisionit për Ndihmë Shtetërore meqë i njëjti nuk është funksional që nga Marsi i vitit 2022, ka mundësi që edhe janë duke e dëmtuar konkurrencën e drejtë në treg. Konkurrenca në treg gjithashtu është dëmtuar edhe nga dhjetëra kontrata në negociuara, sipas Raportit të Progresit vetëm në vitin e kaluar organizatat buxhetore kishin negocuar direkt pa procedura të konkursit rreth 20% të kontratave apo e shprhur në vlerë 78 milionë euro”, tha Bajrami.
Teksa flet për ikjen e punëtorëve në sektorin publik, Bajrami shton se një ikje e tillë masive po ndodhë për herë të parë qysh nga pas lufta.
“Deficiti tregtar në fund të vitit 2022 arriti në 4.7 miliadrë euro. Punëtorët e sektorit privat po migrojnë, për herë të parë pasë lufte kemi edhe ikje masive të që punojnë në sektorin publik: si mjekë, mësues, policë e profile të tjera. Kjo për faktin se Qeveria nuk ka arritur të rrisë pagat as për normën e inflacionit. Nëse i shohim raportet e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, mesatarja e inflacionit janar-shtator 2023 është 5.8% ndërkohë që rritja e pagave për vitin 2024 përmes koeficeintit është vetëm 4.7%, dmth. me e ulët se norma e inflacionit, që i bie nominalisht rritje por realisht fuqia e këtyre pagavë është me e vogël se në fillim të vitit”, tha Bajrami.
Bajrami thotë se plani buxhetor për vitin 2024 është i fundit i këtij mandati qeverisës të Kurtit.
Bajrami potencon se premtimet e zotimet e kësaj Qeverie nuk kanë asnjë shansë të realizohen.
“Fakteqësisht edhe plani buxhetor për vitin 2024 nuk ka projekte transformuese dhe nuk pritet që të jepë rezultate të ndryshme nga buxhetet e viteve paraprake. Duhet vu theksin se ky është buxheti i fundit i këtij mandati qeverisës andaj premtimet dhe zotimet e kësaj Qeverie nuk ka asnjë shansë të realizohen. Mos të harrojmë se LVV erdhi në pushtet me premtimet për 160 qerdhe të reja, mijëra banesa për qifte të reja me çmime të ulëta, sigurime shëndetësore, bankë zhvillimore, fond sovran etj”, thotë Bajrami.
“Me “majtista” që janë kundër sindikatave, kundër biznesit privat, kundër policëve, kundër punëtorëve të arsimit, e me politika me ose pa vetëdije kundër qytetarëve të vendit nuk pritet që të ketë zhvillim”, shton Bajrami.
Sipas Bajramit, trendet pozitive në ekonomi mund t’i kthejë vetëm Qeveria e LDK-së.
“Trendet pozitive në ekonomi do të mund t’i kthente vetëm Qeveria e LDK-së me implementimin e programit qeverisës “Rruga e Re”, që është një program tranformues për ekonominë e vendit”