Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami duke ju referuar deklaratave të pozitës, ka thënë se punësimi është duke lulëzuar, po në Gjermani.
Ajo ka thënë se trendi i punësimit është më negative se në vitin e kaluar.
“Punësimi është duke lulëzuar, veçse po lulëzon në Gjermani. Atje ka 59 mijë qytetarë më shumë me origjinë nga Kosova”, është shprehur Bajrami.
“Trendi është më negativ sesa në qeveritë e kaluara. Ju punoni statistika, ato janë tuajat, por unë po i referohem Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Nuk ka lulëzim ekonomik. Ka rritje të importit në 4.7 miliardë euro. Ka deficit tregtar”, ka thënë ajo ndër të tjera.