Hykmete Bajrami nga LDK-ja ka shpërndarë deklaratën e ish-asamblistit të Vetëvendosjes, Beqir Lahu, i cili në Asamblenë e sotme ka përmendur planet e VV-së për bllokimin e punëve të Përparim Ramës.
Bajrami ka theksuar se videoja konfirmon kush ka mashtruar dhe korruptuar në qytet.
Postimi i saj:
Qe një video origjinale, e regjistruar sot në Kuvendin e Komunës së Prishtinës:
Shiheni vetë, kush ka mashtruar, qysh janë korruptuar, shihni qysh kanë bllokuar. Shihni kush është kundër qytetit, shtetit dhe kush është kundër qytetarëve!
Qytetarët me votë kanë me ju largu, e burgu i pret të gjithë keqpërdoruesit.
Videoja nuk është montazh as me AI, siç bëjnë Vetëvendosja!”.






