Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, ka thënë se tentimi për të ndryshuar mënyrën e votimit për kandidatin për kryetar Kuvendi është shkelje arbitrare.
”Shpreh keqardhjen tonë për dështimin e konstituimit të Kuvendit. Kemi një shkelje tjetër kushteutese ligjore me arbitraritet. U tentua të ndryshohet mënyra e votimit. Rregullorja e kuvendit përcakton mënyrat e votimit, mirëpo kjo u përcaktu në fillim të procesit. Asnjëherë nuk ka ndodh të ndryshohet procesi, dhe është shkelje që kjo të ndryshohet pasi ka nis procesi. Na vjen keq që kuvendi nuk po konstituohet. Qytetarët e këtij vendi, duhet ta dijnë që jemi duke shkaur drejt zgjedhjeve, dhe jo pse si parti politike nuk po pajtohemi si ta drejtojmë infacionin, arsimin apo zgjidhjen e të rinjëve apo papunësinë por pse partia Fituese e ka një problem të vetëm. I kanë reduktu problemet me emrin e Albulena Haxhiut”, u shpreh Bajrami.