Shefja e grupit paralamentar e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër pas kërkesës së kryesuesit të seancës, Avni Deharit, për votim të fshehtë për konstituimin e kuvendit.
Kjo që po bëni arbitrare shkelje Kushtetuese, shkelje e rregullores. Ndryshimi i mënyrës së votimit në proces nuk ka ndodh as njëherë, dhe ne nuk do të bëhemi asnjëherë pjesë e shkeljeve të juaja. Në asnjë pikë të rregullores nuk thuhet që mundesh me ndryshuar mënyrën e votimit pasi që ke hyrë në proces ne jemi në proces dhe krejt çka lejohet është të procedojmë me votim, kaq, në qoftë se ju do të procedoni natyrisht që kjo landë do të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese’’, ka thënë ajo.