0.2 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

Bajrami për subvencionet e Qeverisë Kurti: Prej 233 milionë euro, vetëm 58.6 milionë e dimë se ku kanë shkuar

- Advertisement -

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti për menaxhimin e subvencioneve, duke theksuar se prej 233 milionë eurove të ndara për subvencione, vetëm 58.6 milionë janë bërë të ditura se ku kanë shkuar në raportet e Qeverisë.

Ajo ka ngritur dyshime se pjesa tjetër e fondeve, që mbeten të paqarta, nuk janë shpalosur.

Bajrami ka theksuar se në vitin 2021 Qeveria ka dhënë 233 milionë euro për projekte si RTK-ja, Fondi Kosovar për Garanci Kreditore, ndërmarrjet publike, dhe Fondi për Efiçiencë të Energjisë, por theksoi se shumica e fondeve të tjera nuk janë shpalosur për publikun.

“Në vitin 2021, po thotë i kemi dhënë 233 milionë euro, për RTK-në, për Fondin Kosovar për garanci kreditore, për ndërmarrje publike, Fondin për Efiçiencë të Energjisë, partitë politike dhe rimbursimin e mjeteve nga trusti.  Prej të dhënave të Qeverisë del kjo, 9 milionë e ka RTK-ja, në vitin 2023 Fondit ja kanë dhënë 22.6 milionë, ndërmarrjeve publike 24 milionë, trustit pensional, është 3 milionë, prej 233 milionëshit vetëm këto e dimë ku kanë shkruar tjerat nuk e dina. Nuk janë të shpalosura ku kanë shkuar tjera. Ish-kryeministri deputeti Hoti me shkrim me gojë e ka bërë pyetje ku janë mjetet nuk ka pasur përgjigje”, ka deklaruar Bajrami në Debat Plus.

Ajo gjithashtu ka thënë se nuk ka pasur asnjë reformë fiskale që të mbështesë bizneset dhe e kritikoi rritjen e tatimit në pronë dhe ndryshimet ligjore që dëmtojnë komunitetin e buxhetit.

Ajo shtoi se subvencionet për entitetet publike nuk kanë sjellë investime kapitale dhe shërbime për qytetarët, duke thënë se vetëm në vitin 2021 janë ndarë rreth 180 milionë euro për subvencione pa rezultat të dukshëm në sektorin privat.

“Sepse nuk ka bërë asgjë bre. Sepse kjo lidhet shumë me deficitin e madh tregtar, mbështetja që iu është dhënë bizneseve ka qenë minimale, ne nuk e kemi parë gjatë këtij mandati  asnjë reformë fiskale e cila ka shkuar në favor të bizneseve, dy ligje kanë ndërruar, të dyja kanë shkuar në disfavor të komunitetit të buxhetit. Është rritur tatimin në pronë që i ranë pishman dhe e shtyn për shkak të fushatës edhe për një vjet implementimin edhe tjetra është ligji për administratën tatimore dhe procedurat me pa se çfarë ka bërë me afat është sikur me trajtu biznesin me një partner të jashtëm kështu ose një lloj oponenti që ti je në luftë të përhershme me të dhe ata kanë barriera nga më të ndryshmet. A e dini se rreth 1 miliardë janë politikat e subvencionimit, unë kam një raport që tregon për subvencionimin e entiteteve  publike, do të thotë në vitin 2021 subvencionimi  është diku 180 milionë euro, është marrë parja e qytetarëve nuk është kthyer në shërbime, nuk është kthyer në investime kapitale, nuk iu është kthyer sektorit privat”, ka deklaruar Bajrami.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit