Shefja e GP të LDK’së, Hykmete Bajrami është deklaruar para mediave pas dështimit të seancës për konstituimin e Kuvendit.
Ajo ka thënë se partia e tyre e ka ofruar zgjidhjen për të tejkaluar krizën politikën në të cilën po ndodhet vendi.
Bajrami tutje ka thënë se nëse partitë politike janë kundër propozimit për Qeveri trazicioni, atëherë duhet të gjejnë zgjidhje vet.
Deputetja po ashtu tha se Vetëvendosje po të ishte e interesuar për të zhbllokuar situatën, deri tani do ta bënte, duke e zgjedhur një emër tjetër.
“Shpresojmë që partitë politike të jenë prezentë në takimin e ftuar nga presidentja. Dhe në qoftë se janë kundër propozimit tonë, atëherë po besoj se janë ata që duhet të lëvizin. E kemi thënë sa herë që LV-ja i ka edhe 13 parti tjera parlamentare të cilave nuk ju ka bërë ofertë siç i ka bërë LDK-së. Prandaj, janë ata që i kanë alternativat në dorë”, ka thënë Bajrami