28.8 C
New York
Sunday, June 29, 2025

Buy now

Bajrami për “ofertat” e Kurtit: Ky nuk është kompromis, është shkelje flagrante e rendit kushtetues

- Advertisement -

Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër pas takimit mes partive parlamentare, duke kritikuar qasjen e deputetit të VV-së, Albin Kurti, për gjetjen e zgjidhjes pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas Bajramit, pas tri orësh diskutimesh, dy “propozimet” e vetme që Kurti kishte si kompromis ishin:

Propozimi i anëtarëve për Komisionin me votim të fshehtë, me qëllim që më pas të rrëzohen me votë; dhe

Votim i hapur për kryetarin e Kuvendit, nëse kandidatja është Albulena Haxhiu.

“Kjo nuk është kompromis, por shkelje flagrante e rendit kushtetues,” ka shkruar Bajrami. Ajo ka shtuar se “demokracia nuk funksionon me pazare të fshehta, por me respekt të plotë të Kushtetutës.”

Të ngjashme

Të fundit