17.8 C
New York
Wednesday, May 14, 2025

Buy now

Bajrami për Kurtin: S’ka lënë asnjë hapësirë për bashkëpunim

- Advertisement -

Kryetarja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar Qeverinë Kurti në detyrë për mungesë të plotë bashkëpunimi me opozitën gjatë mandatit katërvjeçar, duke thënë se nuk është pranuar asnjë propozim nga partitë opozitare.

Bajrami në Debat Plus ka theksuar se deklaratat e Kurtit vetëm e kanë thelluar hendekun mes LDK-së dhe LVV-së.

“Kurti nuk ka lënë hapësirë për një shteg të bashkëpunimit me asnjë parti politike. Për herë të parë në histori të Kuvendit, ka shkuar komplet mandati pa e marrë Qeveria e Kosovës as edhe një propozim nga opozita”, ka deklaruar ajo, duke shtuar se vetëm një amendament i LDK-së ka kaluar gjatë katër viteve.

Bajrami ka kritikuar ashpër edhe mënyrën e qeverisjes dhe shfrytëzimin e buxhetit. Sipas saj, Qeveria ka përdorur fondet publike për të blerë vota dhe ka shkelur Kushtetutën për përfitime politike.

“Kanë shfrytëzuar buxhetin në mënyrën më brutale të mundshme, për të blerë vota. Edhe sot po shkelin nenin 72 të Kushtetutës, i cili e ndalon që një deputet të mbajë pozita ekzekutive”, ka theksuar Bajrami.

Ajo ka potencuar se ndonëse nuk kanë caktuar emra për kryetarin e ri të Kuvendit, insistimi i LDK-së ka qenë që ai të zgjidhet përmes marrëveshjes politike.

Të ngjashme

Të fundit