-0.9 C
New York
Tuesday, January 14, 2025

Buy now

Bajrami për Kurtin: Ikja nga studiot televizive tregon që ky s’ka rezultate

- Advertisement -

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Hykmete Bajrami ka thënë se Albin Kurti është kampion i keqqeverisjes.

Ajo ka thënë se ‘’sikur të kishte rezultate[Kurti], e para, besoj se tonin do të kishte më të relaksuar. Në hapje të fushatave dhe në tubime të tilla unë besoj që një kryeministër që për katër vite ka pasur 51%, një shumicë absolute në Kuvend dhe në të gjitha nivelet e pushtetit do të duhej të listonte rezultatet e katër viteve dhe nuk do e kishte fare nevojën që të merrej as me opozitën në këtë rast as me LDK-në e as me asnjë parti tjetër’’, ka thënë ajo.

‘’Mungesa e rezultateve e ka qu pikërisht te ky ton dhe te deklaratat të cilat ai thotë. Ikja nga studiot televizive tregon që ky s’ka rezultate. Mandej, mungesa e programit’’, ka thënë Bajrami.

Ajo tutje ka thënë se VV kur ka qenë në opozitë kanë shkuar nëpër studio televizive dhe s’kanë pyetur se kush janë pronarët e tyre, pra VV ”janë të vetmit që kanë ndryshu”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit