2.3 C
New York
Friday, March 13, 2026

Buy now

Bajrami për kontratat njëburimore të qeverisë: Janë burim i korrupsionit, ata që nuk pranojnë auditimin e tyre janë të korruptuar

- Advertisement -

Ajo theksoi se nga 273 milionë euro të shpenzuara gjatë qeverisjes Kurti II, vetëm 33.8 milionë euro janë shpenzuar përmes negociatave.

Bajrami përmendi kontratën me “Universal Food” për ruajtjen e grurit, që vazhdoi nën ministrinë e saj për të shmangur kostot e transportit, ndërkohë që theksoi se korrupsioni nuk mund të mbulohet me propagandë.

“Kontrata për ruajtjen e grurit në ”Universal Food” është nënshkru nga zyrtarët e ministrisë në kohën kur ministre ka qënë Mimoza Kusari, sot shefe e Armend Mujës. E njëjta kontratë për me i ikë kostos së transportit të grurit për me vendosë diku tjetër është vazhdu me të njëjtën kompani nga zyrtarët e ministrisë me pëlqim të KRPP-së gjatë kohës sa unë kam qënë ministre. Mungesa e grurit ka ndodhur në 2019 në kohën kur me atë ministri ka qeverisë NISMA dhe buxheti është kompenzu cent me cent për sasinë e grurit të humbur”, shkruan Bajrami

Të ngjashme

Të fundit