-0.6 C
New York
Saturday, December 20, 2025

Buy now

Bajrami për Dejona Mihalin: Kurrë s’ka kërkuar votë nga qytetarët por komplet kontrollon gjithçka në institucionet shtetërore

- Advertisement -

“Komplet ilegale”, e ka quajtur Hykmete Bajrami, Nënkryetare e Lidhjes Demokratike të Kosovës, mënyrën se si e investuara me pushtet nga Albin Kurti në Vetëvendosje, Dejona Mihali, kontrollon thuajse gjithçka në institucionet shtetërore, ku rasti më i fundit u shfaq në publikimin e bisedave në WhatsApp

“Kjo grua duke pasur vetëm post politik brenda VV dhe duke mos kërkuar asnjëherë votë prej qytetarëve, vendos për çdo gjë, që është komplet ilegale, në kundërshtim me kushtetutën dhe çdo gjë. Prokuroria Speciale edhe në rastin e Nagip Krasniqit ku kjo ka qenë e përfshirë,

por edhe në këtë rast, të marrë masa dhe të zbardhet se kush cka bën në Kosovë dhe në bazë të kujt. Mesa unë kam informacion, zyrtarët e partive politike s’kanë asnjë rol as në ekzekutiv e as në legjislativ”, ka deklaruar Bajrami në T7

Të ngjashme

Të fundit