Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajramit ka folur pas dështimit të seancës së 12-të, të konstituimit të Kuvendit të Kosovës .
“Sot ishte seanca 12-të si tentativë për të bërë konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës me të vërtetë neve na vije keq besoj që është e qartë për ju dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se kush është bllokuesi dhe kujt i mungon vullneti politikë për të bërë zhbllokimin e institutcioneve të Republikës Kosvës”, tha ajo, raporton Periskopi.
Bajrami ka treguar se Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka numrat dhe nuk mundet t’i dikton të tjerët për të bërë zhbllokimin e Kuvendit.
“Kur nuk i ki numrat si rasit i Vetëvendosjes nuk mund t’i diktosh të tjerëve mënyrën për zhbllokimin e institutcioneve të Republikës së Kosovës”, tha ajo.
Bajrami para gazetarëve ka folur edhe për propozimin e kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
“Po presim përgjigje zyrtare nga liderët e partive politike, besojmë që kjo për momentin është e vetmja zgjidhje për të zhbllokuar institucionet”, tha ajo