0.3 C
New York
Friday, January 23, 2026

Buy now

Bajrami: Organizimi i ligjëratave nga Specialja në shkolla përbën një akt të rëndë politik, institucional dhe moral

- Advertisement -

Akademik Arsim Bajrami ka reaguar ashpër ndaj organizimit të ligjëratës së Gjykatës Speciale në shkollën e mesme “Xhevdet Doda”.

Ai ka bërë me dije se organizimi i ligjëratave përbën një akt të rëndë politik, institucional dhe moral.

Në profilin e tij në “Facebook”, Bajrami ka shkruar se ky veprim nuk mund dhe nuk duhet të kalojë pa reagim të fuqishëm publik.

“Organizimi i ligjëratave nga e ashtuquajtura Gjykatë Speciale në Shkollën e Mesme “Xhevdet Doda” në Prishtinë përbën një akt të rëndë politik, institucional dhe moral, i cili nuk mund dhe nuk duhet të kalojë pa reagim të fuqishëm publik. Ky veprim nuk është i rastësishëm dhe as neutral. Ai përbën pjesë të një strategjie të vazhdueshme për normalizimin e një mekanizmi gjyqësor politik, i cili që nga themelimi i tij ka pasur për qëllim kompromitimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe relativizimin e luftës çlirimtare të popullit të Kosovës. Drejtoria e Arsimit në Prishtinë dhe Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) bartin përgjegjësi të drejtpërdrejtë politike dhe institucionale për lejimin e këtyre ligjëratave në shkolla. Institucionet arsimore nuk janë dhe nuk duhet të shndërrohen në hapësira propagandistike për struktura që synojnë të rishkruajnë historinë e Kosovës dhe të kriminalizojnë rezistencën për liri”, ka shkruar ai.

Sipas tij, Gjykata Speciale është një gjykatë selektive dhe politike.

“Gjykata Speciale nuk është instrument i drejtësisë universale, por një gjykatë selektive dhe politike, e cila gjykon vetëm një palë – UÇK-në – duke injoruar krimet gjenocidale të shtetit serb në Kosovë. Përpjekja për ta paraqitur këtë gjykatë si autoritet edukativ për nxënësit përbën ndërhyrje të drejtpërdrejtë në ndërgjegjen historike të brezave të rinj”, ka shkruar ai, duke dhënë detaje tjera.

Të ngjashme

Të fundit