Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj Qeverisë së Kosovës për deficitin tregtar.
Ajo ka thënë se Qeveria nuk po i përmend faktet, të cilat tregojnë për rritje të deficitit tregtar, sipas saj mbi 30 miliardë.
“Nuk mund të flasësh për “suksese në eksport” duke heshtur për importet. Nëse e bën këtë, ose nuk e kupton ekonominë, ose po tenton të manipulosh qytetarët.” – ka shkruar ajo në Facebook.
Postimi i plotë:
Tregtia e jashtme e Kosovës: Faktet që Qeveria nuk i përmend

deficiti tregtar 2001-2021: 37.74 miliardë Euro,

deficiti tregtar 2021-2024: 18.947 miliardë Euro,
Kujdes kur flisni për eksport dhe zhvillim ekonomik, sepse të dhënat zyrtare ju përgënjeshtrojnë keq!
Nuk mund të flasësh për “suksese në eksport” duke heshtur për importet. Nëse e bën këtë, ose nuk e kupton ekonominë, ose po tenton të manipulosh qytetarët.
Kjo nuk do të kalojë pa përgjigje me fakte:
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, vendi ynë vazhdon të varet nga importet dhe gjendja është alarmante: Vetëm në një mandat të kesaj qeverie deficiti tregtar ka arritur nivelin e 10 viteve të mëparshme, sepse:

Ekonomia nuk zhvillohet pa prodhim.

Ekonomia nuk zhvillohet pa reforma.

Ekonomia nuk zhvillohet kur buxheti i shtetit shpenzohet për të blerë vota.
Shenim: Deficiti tregtar ndodh kur një shtet importon më shumë mallra sesa eksporton. Me fjalë të tjera deficit tregtar tregon sa para të qytetarëve po përfundojnë jashtë vendit për shkak të varësisë nga importi.