18.8 C
New York
Monday, April 21, 2025

Buy now

Bajrami: Nuk ndërruam qëndrim, u krijuan rrethana të reja

- Advertisement -

Hykmete Bajrami ka thënë se nuk ka pasur ndërrim qëndrimi nga ana e tyre, por janë krijuar rrethana të reja që kanë bërë të mundur që deklarata e Kryeministrit të konsiderohet si dorëheqje. Komisioni e ka trajtuar këtë deklaratë si një fakt – pra, si dorëheqje reale – dhe e ka publikuar raportin në mënyrë unanime.

“U transmetua sikur kemi ndryshuar qëndrim, por në fakt janë krijuar rrethana të reja që kanë bërë të mundur evidentimin e deklaratës së Kryeministrit, dhe kjo deklaratë është pranuar si dorëheqje. Unanimisht është publikuar raporti. Kjo nënkupton që Komisioni e ka njohur si faktike dorëheqjen deklarative të Kryeministrit dhe ministrave. Të gjithë ata që kanë bërë betimin, e kanë bërë një shkelje duke ushtruar detyrën e Kryeministrit dhe ministrave,” theksoi Bajrami.

“LDK do të bëjë kallëzim penal në lidhje me ushtrimin e detyrës nga 27 marsi e tutje. Pastaj do të shqyrtojmë hapat për trajtim edhe në aspektin kushtetues,” tha Bajrami.

Të ngjashme

Të fundit