Home Lajme Bajrami, Muratit: 45% ia ke rrit pagën Albinit e zyrtarëve publikë 6.8 euro për 4 vjet

Bajrami, Muratit: 45% ia ke rrit pagën Albinit e zyrtarëve publikë 6.8 euro për 4 vjet

0
Bajrami, Muratit: 45% ia ke rrit pagën Albinit e zyrtarëve publikë 6.8 euro për 4 vjet

Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se ministri i Financave, Hekuran Murati, ka provuar sot sërish të bëjë propagandë.

Bajrami tha se Murati i ka rritë pagat në sektorin publik 6.8 euro brenda një mandati dhe 55 euro pasi janë shpallë zgjedhjet.

“Qytetarët e dinë kujt i’a ke rritë pagën 45%, nëse ka harru dikush që po ua rikujtoj: 45% Hekurani i’a ka rritë pagën Albinit, vetës, zëvendëskryeministrave, ministrave, zëvendësministrave, këshilltarëve politikë, asistentëve të kabineteve dhe shoferave të tyre”.

“Zyrtarëve publik ju ka rritë pagën 6 euro e 80 cent, a të gjithë qytetarëve ju ka dyfishu tatimin në pronë, ju ka dyfishu çmimin e energjisë elektrike dhe ka këqyrë seri derisa çmimet e produkteve bazë të konsumit kanë fluturu në qiell dhe për këtë të fundit mos del me thanë se s’të ka lënë opozita e Gjykata Kushtetuese me bë diçka, sepse ju ka përgenjeshtru kryetarja e Gjykata Kushtetuese znj. Gresa Caka”, tha Bajrami.

Më tej, Bajrami ironizoi me Muratin duke i thënë se “në këtë fushatë veç nëse mundeni me bë diçka me këndim e recitim se rezultate s’keni”.

“Në këtë fushatë veç nëse mundeni me bë diçka me këndim e recitim se rezultate s’keni, andaj merrja këngës edhe ti sikur Arbëria se kurrë si dihet ku e keni të fshehur talentin”.

“Zyrtarët publik me 9 shkurt do të votojnë për Lidhjen Demokratike të Kosovës, numrin 124. Me qeverisjen e LDK-së, koeficienti i pagave do të bëhet 150 Euro, që në javën e parë”, tha ajo.

Exit mobile version