Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Hykmete Bajrami, u tregua goxha e ashpër me kryeministrin në detyrë dhe njëherit kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosjes Albin Kurti.
Bajrami foli edhe rreth një deklarate të saj për Listën Serbe, për të cilën u sulmua ashpër nga aktivistët dhe militantët e Vetëvendosjes.
Ajo në emisionin Rubikon në Klan Kosova, mori shembull sulmin terrorist në Banjskë, ku pyeti se si iu krijua një korridor kryeterroristit serb Millan Radoiçiq, në pikë të ditës para kamerave.
“A e keni pa që ka qenë i rrethuar? Dhe mandej kanë qarkulluar videot se si ai është tërhequr pa therrë në këmbë”, deklaroi ajo.
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës iu drejtoi pyetje militantëve të VV-së, të cilët sipas saj, bëjnë video mesazhe dhe shpifje:
“Le të marrin fillimisht nga Albin Kurti dhe qeveria e tij se kush dha urdhër që të krijohet korridori që të ikë Radoiçiqi?”, pyeti Bajrami.






