8 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

Bajrami: Më dhemb shpirti kur e shoh se kjo qeveri na i ka humbur plot katër vite

- Advertisement -

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, në fjalën e saj në tubimin e LDK-së, tha se zgjedhjet e 9 shkurtit janë zgjedhje në mes të zhvillimit dhe regresit.

Sipas saj, në katër vitet e fundit janë nuk ka pasur zhvillim të vendit me 12 miliardë euro buxhet. Ajo akuzoi më tej qeverinë aktuale se ka prishur marrëdhëniet me aleatët e Kosovës.

“Janë zgjedhje në mes të integrimit dhe izolimit, janë zgjedhje në mes të zhvillimit dhe regresit. Unë flas kështu se më dhemb shpirti kur e shoh se kjo qeveri na i ka humbur plot katër vite. Janë humbur katër vite, 12 miliardë buxhet dhe pothuajse i kemi humbur të gjithë aleatët tanë. Jemi vend nën sanksione të BE-së”, theksoi Bajrami.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit