3.6 C
New York
Wednesday, December 3, 2025

Buy now

Bajrami: LDK do të kërkojë përgjegjësi dhe shkarkime për abuzimet me energji

- Advertisement -

Ish-deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami tha se plani i partisë së saj është që të kërkojë përgjegjësi dhe të shkarkojnë të gjitha institucionet që janë nën hetim se kanë abuzuar me energjinë elektrike

Në “Rubikon” në Klan Kosova, Bajrami ka theksuar se LDK ka në programin e saj ndërtimin e centralit me gaz dhe rritjen e kapaciteteve, duke e quajtur këtë pjesë të projektit “Rruga e Re”.

“LDK do të kërkojë përgjegjësi dhe do të shkarkojmë të gjitha institucionet që ka hetime tash dhe do të kërkojmë që t’u hiqen licencat abuzuesve dhe shkarkimin tyre. LDK ka projektin e saj të centralit me gaz, do të rris kapacitetet përfundimisht që është në programin “Rruga e Re’”, tha Bajrami.

Ajo ka thënë se është intervistuar nga Prokuroria Speciale më 10 tetor, ku ka dhënë argumentet e saj lidhur me dyshimet për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

“Unë kam qenë e intervistuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës më datë 10 tetor të këtij viti pikërisht për mafinë energjetike. Dhe kam dhënë të gjitha argumentet lidhur me dhjetëra reagime të cilat unë i kam pasur rreth rritjes së çmimit të energjisë elektrike, dyshimet që unë ngreh”, tha Bajrami.

Veç kësaj, Bajrami ka kritikuar institucionet si Ministrinë e Ekonomisë, KOSTT dhe ZRrE, duke thënë se ato nuk po e kryejnë siç duhet punën e tyre.

“Ose institucionet e Kosovës, siç janë Ministria e Ekonomisë, KOSTT dhe ZRrE nuk janë duke kryer punën e  tyre, e nëse nuk po e kryejnë punën e tyre, Albin Kurti është dashur që t’i heq nga ato pozita, ose këta në mënyrë aktive janë duke ndihmuar, sepse të dhënat KOSTT- për secilin ankand, përcjell ankandet, të gjitha këto të dhëna ia përcjell ZRrE-së”, tha Bajrami, transmeton Klankosova.tv

Bajrami tha se dyshimet e tyre bazohen në atë që ka abuzim të kapaciteteve, licencës dhe nuk po punohet sipas rregulloreve të energjisë.

“ZRrE i ka dhënë licencë EFT-së së Vuk Hamoviqit, i ka dhënë licencë NOA-s dhe ajo çfarë ne po konsiderojmë, dyshimet tona bazohen në atë që ka abuzim të kapaciteteve, abuzim të licences dhe nuk po punohet sipas rregulloreve për tregtim të energjisë, dhe se këto po ndihmohen në mënyrë aktive ose pasive nga institucionet që janë përgjegjëse”, përfundoi ajo.

Ndiqeni videon për më shumë detaje:

 

Të ngjashme

Të fundit