Hykmete Bajrami nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka thënë në “Pressing” të T7, se ekonomisë së Kosovës i mungojnë 2 miliardë euro.
Ajo ka kritikuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti për polarizim, për të cilin Hykmete Bajrami thotë se nuk ka pasur një të tillë më pas.
Tutje, ka thënë se pushteti ka sulmuar gjyqësorin, mediat, shoqërinë civile, sa herë nuk i ka konvenuar.
“Trajtimi i institucioneve dhe ligjeve, rendit komplet juridik që me respektu kurdo që të përshtatet. Ndërkohë me sulmu qoftë gjyqësorin, mediat, shoqërinë civile, sa herë nuk të konvenon. Një polarizim i tillë nuk ka ndodhur asnjëherë”, ka thënë Bajrami.






