Deputetja e Lidhjes Demokratike, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së deputetit Albin Kurti, i cili sulmoi kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, duke i kërkuar që të largohet nga Kosova “me biletë njëdrejtimëshe”.
Në një reagim në Facebook, Bajrami e ka cilësuar këtë deklaratë si të turpshme dhe fyese për qytetarët e vendit.
Deputetja e LDK-së kujtoi faktin Kurti mban fëmijën e tij në shkollë në Norvegji, ndërsa Rama i ka sjellë fëmijët për t’u shkolluar në Prishtinë.
Reagimi:
Turpshëm Albin Kurti ka bërë thirrje që Përparim Rama të largohet nga Kosova me biletë njëdrejtimëshe.
Qysh i thuhet një qytetari të Republikës largohu nga Kosova, ndërkohë ka ardhur në Prishtinë nga diaspora, për të ndërtuar vizionin, projektet dhe të ardhmen e kryeqytetit.
E kush po i thotë largohu nga Kosova?
Albin Kurti. Ky njeri që fëmijën e shkollon në Oslo të Norvegjisë e Përparim Rama i ka sjell fëmijët në shkollë në Prishtinë.
Albin Kurtit duhet të blejë një biletë për Norvegji për ta takuar familjen e tij, të shtunën pas orës 19, kur qytetarët do t’i tregojnë se s’kanë votë as për tri komunat që ka keqqeverisur për katër vjet.
Vizita në Norvegji, në Oslo te familja e tij, do t’i bënte mirë z. Kurti edhe për të tejkaluar dhimbjen e humbjes që do ta përjetojë nesër në gjithë Kosovën!