0.1 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

Bajrami-Kurtit: A e keni ditur gjendjen në energjetikë kur keni premtuar ulje të çmimit, Kurti – po flisni si votuese e imja

- Advertisement -

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami e ka pyetur sot kryeministrit Albin Kurti se a ka qenë në dijeni për gjendjen në energjetikë kur pati premtuar për uljen e çmimit të rrymës.

“Kryeministër, a e keni ditur të gjitha këto kur në vitin 2019 kur keni premtuar ulje të çmimit të energjisë? A e keni ditë atëherë gjendjen  në sektorin e energjisë”, pyeti Bajrami.

“Bazuar në deklaratat e juaja, protestat e akuzat ju i keni fituar 52 për qind… A e keni ditur se në çfarç gjendje është Termocentrali A, B”, u shpreh më tej Bajrami.

E lidhur me këtë reagoi kryeministri i vendit,

“Po flisni si votuese e imja që nuk ia kam mbajtur premtimin.. programi jonë është shumë i gjatë.

“Nuk kam thënë se do të ulen çmimet e energjisë ditën që bëhem kryeministër… Çka nuk keni bo mirë për 20 vjet e çka keni bo keq për 20 vjet nuk mundem me bo mirë për 10 muaj. Kisha dashtë më shumë se ju por nuk mundem”, tha ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit