Deputetja Hykmete Bajrami nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka akuzuar Albin Kurtin duke thënë se ai nuk ka dhënë dorëheqje sepse pavarësisht letrës së publikuar, ai ka thirrur mbledhje të qeverisë dhe ka marr vendime.
Madje, ajo ka thënë se riemërimi i Drejtorit të Doganave është shkelje.
“Absolutisht janë shkelje ligjore sepse prapë po e themë nëse nuk gaboj është nenin 31 i ligjit për Qeverinë…ku tregon se cilat janë faktikisht kufizimet e një qeverie në detyrë dhe flet pikërisht për këtë, flet për kufizimin e emërimit të personave në pozita të larta. Çdo vendim të cilin e kanë marrë jashtë kompetencave të këtij ligji të cilat janë të kufizuara, kush do që vije në qeveri nëse do ti kontestoj” këto, në fakt edhe pozita, ka thënë ajo.
Tutje ajo ka thënë se LDK nuk do të bashkëpunoj në asnjë mënyrë me Lëvizjen Vetëvendosje.