6.6 C
New York
Thursday, November 27, 2025

Buy now

Bajrami: Kurti me klikën e tij jeton duke shkaktuar kriza e duke i bërë njerëzit të vuajnë

- Advertisement -

Pasi Qeveria ndau mjetet për pagat e punëtorëve të RTK-së, shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se e gjithë zvarritja u bë vec pse kryeministri Albin Kurti dhe siç thotë ajo klika e tij jetojnë duke shkaktuar kriza e duke i bërë njerëzit me vuajt.

Postimi i plotë:

I paskan nda mjetet për RTK.

E kemi thënë prej ditës së parë: këta vetë janë prodhues të krizave. I lanë një muaj pa paga punëtorët e RTK-së, me protesta e greva dhe në fund jo Kuvendi po këta uzurpatorët e Qeverisë paskan gjetë zgjidhje, me 28 ditë vonesë.

Albin Kurti me klikën e tij jeton duke shkaktuar kriza, duke i bë njerëzit me vuajtë, duke i mbajtur qytetarët të varur nga vendimet e tij, e pastaj të dalin si shpëtimtarë, por ranë maskat.

Ndalni bllokadat, tash uluni me Komunën e Prishtinës dhe gjeni zgjdhje!

Qytetarët paguajnë taksa për me marrë shërbime, jo për me u maltretu nga inskenimet e mashtrimet tuaja.

28 dhjetori do të jetë dita kur do të merrni përgjgijen për krejt këtë keqtrajtimin që po u bëni qytetarëve!

Të ngjashme

Të fundit