-0.6 C
New York
Saturday, December 21, 2024

Buy now

Bajrami kritikon Qeverinë për mospunë: Nga 859 milionë euro, u shpenzuan VEÇ 159 milionë

- Advertisement -

Ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka kritikuar Qeverinë për mospunë.

Përmes një postimi në Facebook, ajo thotë se ‘nga 859 milionë të parapara për investime kapitale në buxhetin e vitit 2024, deri me shtator qeveria ka shpenzuar VEÇ 159 milionë euro’.

“Kjo shifër tregon se ka mospunë, edhe te këto 159 milionët e shpenzuar një pjesë janë kontrata njëburimore me korrupsion.  Derisa qytetarët shpenzojnë kohë në kolonat me pluhur, shpenzojnë karburant dhe amortizojnë automjetet e tyre në rrugët për Podujevë, Mitrovicë, Pejë e Gjilan partia në pushtet prej 859 milionë eurove të parapara për investime kapitale në buxhetein e vitit 2024, deri me 1 shtator ka arritur të shpenzoj vetëm 159 milionë euro (ndërsa komunat me krejt pengesat nga Ministria e Financave kanë shpenzuar 120 milionë euro për investime kapitale deri me 1 shtator). Këto të dhëna janë të Ministrisë së Financave”, ka shkruar Bajrami.

“Në anë tjetër mbi këtë qeveri rëndon barra e 273 milionë tenderëve sekret, taksa tonat këto të shpenzuara në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit Publik, duke dëmtu buxhetin e duke favorizu kompani në dëm të konkurrencës së lirë në treg. E pamë mospunën tuaj, prandaj s’mund të fshiheni më prapa mashtrimeve e propagandës”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit