Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar në lidhje me raportin ‘Heritage Foundation’, i cili u publikua më 17 korrik.
Sipas Bajramit, Kosova në indeksin e lirive ekonomike shënon 60.6 pikë ndërsa në vitin 2020 shënonte 67.4 pikë.
Për këtë ajo ka thënë se është një ‘tjetër regres i Kurtit’.
‘Sipas raportit të “Heritage Foundation” të publikuar me 17 korrik, 2024 Kosova në indeksin e lirive ekonomike shënon vetëm 60.6 pikë, derisa në vitin 2020 Kosova shënonte 67.4 pikë.’
Ajo ka thënë se ‘korrupsioni endemik, mungesa e reformave fiskale e strukurore, kapja e dhe politizimi i secilit institucion rregollator, tentimi i ndërhyrjes në ekonomi përmes ligjeve antikushtetuese, natyrisht se lënë gjurmë në liritë ekonomike’.
Bajrami ka treguar se cka thuhet në këtë raport.
‘Në raportin e publikuar për liritë ekonomike nga organizata “Heritage Foundation”, ndër të tjera thuhet: “Pavarësisht normave pozitive të rritjes, ekonomia karakterizohet nga paqëndrueshmëria politike, korrupsioni, furnizim i pasigurt me energji, ekonomi e madhe informale dhe me një sundim të ligjit të dobët. Kosova ka zbatuar reforma miqësore për biznesin, por korniza e përgjithshme rregullatore mbetet e rëndë. Aktiviteti i tregut informal mbetet i konsiderueshëm. Tregu formal i punës nuk është zhvilluar plotësisht. Stabiliteti monetar është dobësuar dhe normat e fundit të inflacionit janë rritur me më shumë se 7 përqind”.’