10.8 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Bajrami: Konflikt interesi në ATK, Murati ka emëruar në Bord të Ankesave përfaqësues të kompanive të kontabilitetit

- Advertisement -

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe deputetja Hykmete Bajrami, në Debat Plus ka treguar për një vendim të ministrit të Financave Hekuran Murati, i cili sipas saj është konflikt i pastër interesi.

Bëhet fjalë për Bordin e Ankesave të Administratës Tatimore të Kosovës, e që ministri Murati në Bord ka vendosur njerëz të cilët janë përfaqësues të kompanive më të mëdha të kontabilitetit. Këtë Bajrami e dëshmoi me fakte.

‘’Tani, një ministër i Financave që bën gjëra të tilla me dalë edhe mem tregu mu qysh e lufton propagandën. Ky zotnia, Ruzhdi Zenelaj punon në firmë të kontabilitetit, ksi firma të mëdha të kontabilitetit. Nuk kam kundër këtij asgjë dhe firmës, por kam kundër që një përfaqësues i kompanive më të mëdha në Kosovë, ai paradite bën ankesa në ATK, i refuzohen, masdite ulet në Bord, në shkallën e dytë, çka bën? A s’është konflikt interesi qeky a?.

Kryetari i Bordit, Samir Tahiraga po ashtu punon në një kompani shumë të madhe të kontabilitetit, edhe ky dmth përfaqëson kompani të kontabilitetit të cilat bëjnë ankesa në ATK.

Hekuran Murati me nënshkrim të vetin, përfaqësues të kompanive më të mëdhaja të kontabilitetit’’, tha Bajrami.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit