Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, ka thënë se kërcënimi i Serbisë ndaj Kosovës është kërcënim ndaj NATO-së dhe BE-së, raporton Gazeta10.
Duke i komentuar zhvillimet e fundit në vend, ai ka thënë se pozicioni gjeopolitik i Serbisë është në mbështetje të presidentit rus Putin dhe Rusisë.
Më tej, ai ka thënë se Kosova Demokratike dhe Sovrane është një pengesë për influencën serbo-ruse në Ballkanin Perëndimor.
Postimi i plotë:
“▪︎ Kërcënimi i Serbisë ndaj Kosovës është kërcënim ndaj NATO/BE
▪︎ Pozicionimi gjeostrategjik i Serbisë është në mbështetje të Putinit/Rusisë
▪︎ Kosova Demokratike dhe Sovrane (si MNE, BiH, N.Mac & ALB) është një pengesë për dominimin/influencën serbe/ruse në BB.
▪︎ Zbutja nuk do të funksionojë”, ka shkruar Bajrami në llogarinë e tij në Twitter.
Kujtojmë se në veriun e Kosovës vazhdojnë të jenë të mbyllura disa rrugë pasi që serbët lokal atje kanë vendosur barrikada në rrugë.
Institucionet e Kosovës si dhe ato ndërkombëtare kanë kërkuar heqjen e tyre si dhe uljen e tensioneve.
▪︎ Serbia's threat against Kosovo is threat against NATO/EU
▪︎ Serbia's geostrategic positioning is in support of Putin/Russia
▪︎ Democratic & Sovereign Kosovo (like MNE, BiH, N.Mac & ALB) is obstacle to Serbian/Russian dominance/influence in WB
▪︎ Appeasement won't work.— Agron Bajrami (@AgronBajrami) December 27, 2022