8.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Bajrami ka një pyetje për Kurtin: Çfarë ndodhi me njohjen në qendër?

- Advertisement -

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se LDK nuk është parti anti-amerikane dhe se beson në partneritet të përhershëm me SHBA-në.

Në emisionin DPt te Fidani në T7, Bajrami ka thënë se LDK ka kritikuar marrëveshjen e dakorduar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ato që ka thënë ai pas arritjes së dakordimit për planin franko-gjerman.

“Unë asnjëherë nuk e pranoj që LDK është anti amerikane. Ajo që kemi kritikuar është një marrëveshje që kryeministri jonë është pajtu e të cilën nuk është për së afërmi as ta dëshifroj. Kryeministri nuk ka qenë në gjendje të tregojë se si do e bëjë kapërcimin e trashëgimisë. Si ta bëjë pikën 7. Cili është kanali që komunikon komuniteti serb me Qeverinë. Cka është statusi i Kishave Serbe”, tha ajo.

Tutje Bajrami tha se LDK ka qëndrimet e veta, por se kjo marrëveshja franko-gjermane nuk do të zgjidhë mosmarrëveshjet në mes të dy vendeve.

“Natyrisht që LDK ka dhënë qëndrimet e veta për këtë. Situata që e kemi e bën përgjegjës vetëm kryeministrin. Në letrën e Biden të fundit përmendet njohja reciproke. Qysh përfunduam në këtë marrëveshje që ka shumë interpretime të ndryshme. LDK është për partneritet me SHBA, por gjithashtu insistojmë që duhet të ketë marrëveshje përfundimtare. Me këtë marrëveshje nuk do të përfundojnë problemet. I kemi parë deklaratat e të dy qeverive. Dulën menjëherë e pati interpretime të ndryshme”, shtoi ajo.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit