22.6 C
New York
Monday, September 29, 2025

Buy now

Bajrami: Ka nisur hetimi për importin e energjisë në Kosovë

- Advertisement -

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka bërë të ditur se pas ankesës së dërguar në Komunitetin e Energjisë në Vjenë dhe në Zyrën e Rregullatorëve të Energjisë në Ljubljanë, kanë nisur hetime lidhur me importin e energjisë në Kosovë.

Bajrami po ashtu njoftoi se kanë kërkuar përmes ankesës hetim veçanërisht për kostot e transportit dhe mosrespektin e rregullores REMIT, raporton Klankosova.tv.

“Dëshirojmë t’ju njoftojmë se pas ankesës së dërguar në Komunitetin e Energjisë në Vjenë si dhe Zyrën e Rregullatorëve të Energjisë në Ljubljanë, kanë nisur hetimet për importin e energjisë në Kosovë.

Me ankesën e dërguar kemi kërkuar hetime veçanërisht për kostot e transportit dhe mosrespektin e rregullores REMIT.

Pretendimet e tona për keqpërdorim në fushën e importit të energjisë kishin bazë dhe tani kanë marr vëmendje ndërkombëtare.

Fakti që hetimet kanë nis nga vet ZRRE është rezultat I metodës së punës së institucioneve të lartëpërmendura ku hetimet në shtetet e caktuara i zhvillojnë nëpërmjet zyrave rregullatore të shteteve përkatëse në këtë rast Kosovës.

Me implikimin edhe të ndërmarrjeve si KOSTT, KEK si dhe vet ZRRE, presim të nisin hetimet sa më parë edhe nga Prokuroria Speciale në Kosovë e cila ka pranuar dosjen përkatëse”, shkroi Bajrami në Facebook.

 

Të ngjashme

Të fundit