Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami i ka reaguar deputetes së Vetëvendosje, Artane Rizvanolli, pasi publikoi një vendim të miratuar për energjinë elektrike në kohën kur kryeministër ishte Is Mustafa.
Bajrami në një shkrim në llogarinë e saj në Facebook, ka thënë se ky Projektligj kishte të bënte me konkurencën e lirë.
“Pra, paskan publiku vendimin kur është miratuar Projektligji për Energjinë Elektrike të nënshkruar nga Kryeministri Isa Mustafa, i cili pas ansjë dyshim është kryeministri më i suksesshmi që ka pasë Republika e Kosovës.
Po t’i kujtoj edhe disa gjëra deputete Rizvanolli sidomos ato që lidhen me Ligjin që po e apostrofoni: Ky Ligj kërkon të ketë konkurrencë të lirë, nëse zbatohet siç duhet lufton mafien energjetike që e keni instaluar në Kosovë, për me tepër ky Ligj kërkon të ketë konkurrencë para se të vendosën konsumatorët në treg të lirë.
E qysh ”treg i lirë” kur vetëm KESCO shet energji? Ku po e shihni konkurrencën e lirë?” – ka shkruar ajo.
Tutje, Bajrami i ka kërkuar Rizvanollit që ta lexojë Ligjin për Energjinë Elektrike.
“Përpos kësaj deputete,
Lexo Ligjin për Energjinë Elektrike e në veçanti Nenin 37 të tij, duhesh me qënë në dijeni për interpretimin që po i bën KESCO me udhëzime të ZRRE-së këtij Neni, sepse përpos që s’ka konkurrencë, jashtëligjshëm kompanitë po përjashtohen nga shërbimi universal.
Neni 37, paragrafi 2 thotë se për të qënë përfitues të shërbimit universal duhet të përmbushësh njërin nga kriteret: ose qarkullim nën 10 milionë Euro ose biznesi t’i ketë më pak se 50 punëtorë, ndërkohë që KESCO po i përjashton kompanitë nga shërbimi universal nëse nuk përmbushin të dy këto kritere”.