3.7 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

Bajrami ia kujton zotimin zgjedhor Kurtit për “lirim të energjisë elektrike” dhe ia numëron shtrenjtimet

- Advertisement -

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, në një reagim ndaj faturave tejet të larta të energjisë elektrike që kanë zgjuar indinjatë të thellë në vend ditëve të fundit, ka shkruar se “çmimi i energjisë elektrike është rritë dy herë gjatë gjatë mandatit të Qeverisë Kurti II dhe sipas Zyrës së Rregullatorit të Energjisë pritet të ketë rritje të çmimit prapë në fillim të vitit 2024”.

Bajrami shkrimit të saj ia ka bashkëngjitur edhe një zotim zgjedhor tash Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili premtonte se gjatë mandatit qeverisës së tij do të ulet çmimi i energjisë elektrike, gjë që jo që s’ka ndodhur, por në fakt është shtrenjtuar dy herë. Për më tepër zotohej po ashtu se nuk do të paguhej energjia elektrike për serbët në katër komunat veriore të vendit.

Nuk mund ta them sot se sa do të ulet energjia elektrike, por…ne nuk paguajmë më me buxhet të Kosovës për ata që nuk paguajnë energjinë elektrike”, shprehej Kurti në emision te Jeta Xharra.

Nuk mund ta kuantifikojmë sot, por ne do ta synojmë uljen e çmimit të energjisë elektrike, sepse tepër shtrenjtë kur rrimë mbi tërë energji që kemi, ne kemi kapacitete”.

Ndërkaq Bajrami tha se edhe tash “rreth 130 milionë euro ka paguar Qeveria Kurti për energjinë e shpenzuar nga katër komunat veriore”.

Herën e parë është rritë çmimi në fillim të vitit 2022, 104% tarifa e ulët dhe 85% tarifa e lartë për të gjitha ekonomitë famijare që shpenzojnë mbi 800 KW dhe herën e dytë është rritë në fillim të vitit 2023 me 15% për të gjithë konsumatorët pa dallim, duke përfshirë edhe bizneset. Andaj qytetarët sot paguajë dyfishin e asaj çka kanë paguar më herët”, ka shkruar Bajrami.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit