Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për një postim të tij në të cilin pretendon zhvillim në fushën e kulturës dhe sportit.
Bajrami, përmes një reagimi në Facebook, i rikujtoi Kurtit se investimet në stadiumet e Gjilanit dhe Pejës janë “ZERO EURO”.
Deputetja nuk la pa ia përmendur Kurtit edhe premtimin e madh elektoral për ndërtimin e 160 çerdheve, realizimi i të cilit mbetet vite dritë larg.
Reagimi i Bajramit:
Propaganda nuk kalon!
Po flet si me pasë marrë mandatin dje. Ke hy në vitin e katërt të qeverisjes. Qytetarët e Gjilanit e të Pejës e dinë saktë sa ke investu që tri vjet në stadiumet e tyre – ZERO EURO.
Sikurse keni mashtru me ndërtimin e 160 çerdheve, njësoj po tentoni me publiku shifra imagjinare.
E ke paralajmëru largimin me zgjedhje të reja. Më mirë dorëhiqu! Dorëzimi nuk është ndryshe.