32.4 C
New York
Monday, July 21, 2025

Buy now

Bajrami i reagon Muratit: Në shkelje të vazhdueshme penale që nga 27 marsi, Prokuroria duhet të reagojë menjëherë

- Advertisement -

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj deputetit të Vetëvendosjes, Hekuran Murati, i cili vazhdon të ushtrojë detyrën e ministrit të Financave.

Bajrami e quajti Muratin “interpretues të vetëshpallur të Ligjit, Kushtetutës dhe i rrethanave politike në partitë e tjera”, duke i kujtuar se është “në shkelje të vazhdueshme penale që nga 27 marsi.”

“Hekurani, ky interpretues i vetëshpallur i Ligjit, Kushtetutës dhe i rrethanave politike në partitë e tjera, është në shkelje të vazhdueshme penale që nga 27 marsi. Ai së bashku me Kurtin jo vetëm që kanë vepruar jashtëligjshëm, por kanë bërë joligjore e jokushtetuese edhe institucionet e tjera të vendit. Dogana e Kosovës si institucioni kryesor për mbledhjen e të hyrave buxhetore sot drejtohet nga një person i emëruar në mënyrë tërësisht joligjore dhe jokushtetuese. Prokuroria Speciale duhet të reagojë menjëherë për të mbrojtur rendin kushtetues dhe ligjshmërinë në vend. ASKUSH MBI LIGJIN.”

Të ngjashme

Të fundit