-4.9 C
New York
Thursday, January 9, 2025

Buy now

Bajrami i reagon Muratit: Krenohet se e ka ulë borxhin publik, sot paska vajtu qysh opozita s’e ka lënë me hy në borxh

- Advertisement -

 

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati, pas deklaratave të tij për mosvotimin e disa marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës.

Ministri Murati kishte fajësuar opozitën për moskalimin e marrëveshjeve, duke përmendur sidomos një marrëveshje me Bankën Botërore prej 90 milionë eurosh me kamatë zero për 12 vite.

“Njëra ndër marrëveshjet e mbetura pa votuar është edhe ajo me Bankën Botërore në vlerë prej 90 milionë euro, e që e veçanta e saj është kamata 0% për 12 vite, të cilën do ta lakmonte secili shtet i botës. Mirëpo opozita jonë ka vendosur të mos e votojë, e kësisoj t’i bëjë opozitë shtetit duke menduar që po e dëmton qeverinë.” – tha Murati

Deputetja Bajrami iu përgjigj akuzave të Muratit duke e quajtur ministrin përgjegjës për dështimet ekonomike. Ajo i kujtoi Muratit se është pikërisht ai që krenohet vazhdimisht me uljen e borxhit publik.

“Ministri i cili çdo ditë krenohet se e ka ulë borxhin publik, sot paska vajtu qysh opozita katër vjet nuk e ka lënë me hy në borxh. Jo zotri, me 9 shkurt qytetarët kanë me të gjyku ty se ty t’i kanë dhanë 51%, ata të kanë votu me kry punë e jo me u anku se gjoja opozita të paska pengu. A po të kujtohet vetja kur ke qënë në opozitë? A don me ta rikujtu me video? Kësaj qeverie i ka ”pengu” Gjykata Kushtetuese, Prokuroria, Policia, i ka ”pengu” opozita, Parlamenti, i ”pengon” edhe ardhja e Viti te Ri.

Ministri i dështimeve ekonomike duhet të tregojë pse se ka bërë TVSH-në zero për miell, për vaj, për qumësht, për gjërat elementare? Natyrisht se s’ka përgjigje për mashtrimet elektorale e tash po del dhe po e fajëson opozitën për dështimet 4-vjeçare. Me ty minister, larg po me duket 9 shkurti!” – tha Bajrami në reagimin e saj.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit