Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Hykmete Bajrami i ka reaguar ministres së MINT-it, Mimoza Kusari-Lila.
Bajrami në seancë e jashtëzakonshme që po mbahet në Kuvendin e Kosovës tha se Kusari-Lila gjatë fjalimit të saj ka rënë në kundërshtim me veten.
“Ju e keni caktuar marzhën e nderuar, e ke caktuar 2 cent për shitje me pakicë dhe 12 cent për shitje me shumicë. Si ke mundësi me dalë në foltore edhe me thanë që nuk muj me e kontrollu nëse e heqi TVSH-në ose e uli akcizën? Ju i caktoni marzhat. Qysh ka mundësi që në qoftë se në litër të naftës sot e pranon masën që me heq 20 cent akcizë ose 16 cent qysh e kemi propozu, dhe me ul TVSH prej 18% në 8% ti nuk ke mundësi, po kjo po shkojka në fytyrë të tregtarëve dhe të importuesve. A je tu e caktu marzhën? Në momentin kur dikush vjen edhe thotë ky është çmimi i furnizimit, ti kmi llogarit akcizën, kmi llogarit TVSH-në, e ke marzhën me shumicë, me pakicë, 2 cent, 12 cent. Qysh ka mundësi mandej me u keqpërdor kjo prej tregtarëve? Ajo që je tu thanë, je tu e konfirmu që faktikisht as sot nuk je tu caktu marzha dhe manipulimi po vazhdon. Edhe je tu e konfirmu që qatë ligjin që e ke aprovu sot nuk ka me të funksionu. A e din pse? Sepse s’ke mekanizëm. Nuk je tu mujt veç nji produkt me kontrollu, e qysh kmi me mujt me i kontrollu tjerët? Tjetra, Gjykata Kushtetuese ta ka kthyer ligjin antikushtetues. Duhet me kërku falje që në Kuvendin e Republikës së Kosovës ti ke aprovu ligj antikushtetues, e jo me akuzu opozitën. Përndryshe, sot janë bërë 861 ditë prej kohës kur Gjykata Kushtetuese e ka kthyer ligjin antikushtetues. 861 ditë, Kryeministrit Kurti dhe ministrave të tij u ka dashur me i adresuar tri çështje, të cilave Gjykata Kushtetuese nuk u ka dhënë të drejtë“, tha ajo.






