Deputetja Hykmete Bajrami i ka reaguar ashpër Hekuran Muratit, i cili tha se me idenë e qeverisë nacionale, LDK-ja po tenton ta kthejë kohën e UNMIK-ut.
Bajrami ka thënë se vendin në kohën e UNMIK-ut e ka kthyer VV-ja.
Postimi:
Vendin në kohën e UNMIK-ut e para asaj kohe e ka kthyer LVV, sepse në kohën e UNMIK-ut: nuk ka pasur sanksione ndërkombëtare ndaj Kosovës, zyrtarët shtetërorë janë përgjigjë institucioneve të drejtësisë e nuk i kanë mohuar ato, politikanët që kanë shkelur Kushtetutën kanë dhënë dorëheqje, nuk kanë marrë institucionet peng, Kuvendi nuk është mbledhur 12 herë me radhë për të dështuar në zgjedhjen e kryetarit.
Për me tepër është LVV që ka pranuar marrëveshje me Serbinë ku i referohet Rezolutës 1244 mbi të cilën funksionon edhe UNMIK-u.
Sot, Kosova është në krizë sepse LVV nuk pranon që s’po mund të bëj shumicën, LVV sot e mbani shtetin peng, sepse ata e e kanë intersin e partisë para interesit të shtetit e intersin personal mbi interesin qytetarë.
Mos e pranoni propozimin tonë, është e drejtë e juaja, ne nuk imponojmë, ne kemi propozuar zgjidhje, urdhëro e bëjeni shumicën e mos u tallni me shtetin dhe me qytetarët.
Propozimi për Qeveri Transitore përmes marrëveshjes nuk është kundër askujt por është në të mirë të të gjithë qytetarëve.