Ish-deputeti i Guxo, Burim Meta dhe shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami janë përfshirë në një polemikë në “facebook”. E gjitha erdhi pasi Meta shkroi për një deklaratë të Bajramit në emisionin “Debat Plus” në Televizionin Dukagjinit, që tha për Presidenten Vjosa Osmani por edhe për Listës Serbe
“Si duket Hykmete Bajramin e paska marrë malli për rezultatin e vitit 2021! Deklaratat e deputetes dhe mikës time Hykmete Bajrami, kundër Presidentes Vjosa Osmani, përderisa në të njëjtën intervistë thotë se nuk ka problem me Listën Serbe, janë jo vetëm të papërgjegjshme e anti-shtetërore, por edhe larg frymës që dikur e bënte LDK-në shtëpi të të gjithë atyre që besonin në demokraci, dinjitet dhe shtetndërtim. Si nuk i vjen turp me sulmu Presidenten Osmani e me e mbrojtë Listën Serbe? Por nga të tillët s’duhet të befasohemi më”, shkroi Meta.
Në postim të tij ka komentuar deputetja Bajrami, e cila i mes tjerash që për Listën Serbe nuk kanë kredenciale të falsin ata që janë koordinu ditë e natë me të nëjjtit ose ndajnë poste të larta me votën e Adem Hoxhës.
“Doktor, unë karrierën time politike se kam ndërtu tu qënë avokatja e askujt, as nuk e bëj një gjë të tillë me ditë që mbes pa asnjë votë, sepse ka tjerë, poltika vazhdon edhe pa mua siç po vazhdon pa ty. Unë e kam shprehë mendimin tim për kthimin potencial të Vjosa Osmanit në LDK, bile me sqaru mirë edhe një herë po ta them se sipas meje ajo është shkaktarja kryesore e rënies së LDK-së në 12% DHE e rritjes aksidentale të Kurtit/LVV-së në 51% në vitin 2021.Për Listën Serbe nuk kanë kredenciale të flasin ata që janë koordinu ditë e natë me të njëjtit ose mbajnë poste të larta me votën e Adem Hoxhes!”, ka komentuar Bajrami.
Ajo ka theksuar se nuk e mbron Listën Serbe, por që është shprehur e bindur se politika e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit e kanë bërë faktor atë.
“Ndërsa unë nuk e mbroj Listën Serbe, unë jam e bindur se politika e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit e ka bë faktor Listën Serbe, përndryshe me i pas pasë veprat siç i kanë fjalët Vjosa Osmani e Albin Kurti, Lista Serbe sot nuk kish qënë as parti politike e çertifikuar e financuar nga KQZ-ja, ndërsa ti si mjek kishe qenë në gjendje me tregu për ndonjë progres që është bë në fushën e shëndetësisë.Andaj mos shpif se marre! E vërtetë se unë s’kam problem me asnjë parti, kam problem me rrënimin që po bëhet shtetit dhe mënyra se si Lista Serbe përdorët si gogol për secilin dështim që pesë vite rresht. E mora mundin me të shkru, se jemi përshëndet koridorëve të Kuvendit për një mandat. Shëndet!”, ka përfundaur komentin Bajrami.







