11.2 C
New York
Thursday, November 6, 2025

Buy now

Bajrami: Hekuran Murati 46 ditë e ka mbajtur buxhetin e Prishtinës në sirtar e nuk e ka përcjellë për aprovim për Kuvend

- Advertisement -

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e ka akuzuar ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Murati, se në mënyrë të qëllimshme e ka zvarritur miratimin e buxhetit të Prishtinë.

Ajo ka bërë me dije se Hekuran Murati 46 ditë e ka mbajtur buxhetin e Prishtinës në sirtar e nuk e ka përcjellë për aprovim për Kuvend.

Në profilin e saj në “Facebook”, ka postuar edhe dokumentet që e deshmojnë një gjë të tillë.

“Kuvendi Komunal i Prishtinës e ka kaluar buxhetin e Prishtinës me datë 9.12.2024. Komuna e Prishtinës e ka përcjellë buxhetin në Ministrinë e Financave me datë 17.12.2024, shih shkresën e protokollit. Hekuran Murati e ka mbajtur buxhetin e Prishtinës plotë 46 ditë në sirtar dhe a e dini kur e ka përcjellë në Kuvend të Kosovës, e ka përcjellë me 31.01.2025, shiheni shkresën që ai ka postuar vetë. Dmth. Hekurani buxhetin e Prishtinës e ka përcjellë në Kuvend në kulmin e fushatës zgjedhore me 31 janar dhe normalisht Glauk Konjufca si kryetar as që është marrë me këtë punë, sepse ai është dashur të thërrasë mbledhje të Kryesisë, e të caktojë seancë dhe ta kalojmë buxhetin e komunës së Prishtinës para një viti, por jo këto nuk kanë ndodhur. Tani akuzat e propaganduesit janë se LDK-ja po e bllokon kuvendin dhe s’po e kalon buxhetin e komunës së Prishtinës”, ka shkruar ajo, duke shtuar se tani nuk mund të kalohet ky buxhet pa u formua komisionet.

“E qysh kalohet buxheti pa u formu komisionet parlamentare? E qysh formohen komisionet parlamentare pa u ditur se kush është pozita dhe kush është opozita? Tregoju qytetarëve pse e ke mbajtur në sirtar buxhetin e komunës së Prishtinës 46 ditë dhe nuk e ke sjellë në Kuvend atëherë kur Kuvendi ka qenë funksional dhe i ka pasur krejt trupat funksional. Qytetarët dhe punëtorët e ndërmarrjeve publike do të tregojnë të dielën se kush është bllokuesi në Prishtinë. Mjaft, propagandove! Liroje buxhetin e RTK-së, siç e bëre para tre muajve ose siç është vepruar më 2021, sepse derisa ti po mashtron në fcb. disa familje bukën në market janë t’u e marrë veresi”, ka shkruar ajo.

Të ngjashme

Të fundit