8.5 C
New York
Friday, November 21, 2025

Buy now

Bajrami, Haxhiut: Nuk kam prit nga Lista Serbe që ta zbardhë vdekjen e Astrit Deharit, por nga ju

- Advertisement -

Hykmete Bajrami, Nënkryetare e Lidhjes Demokratike të Kosovës, i ka reaguar zyrtares së Vetëvendosjes, Albulena Haxhiut, të cilës i është drejtuar me zotimet për zbardhjen e rrethanave të vdekjes së Astrit Deharit, zotim ky i kahershëm i Vetëvendosjes.

“Nuk kam pritur nga Lista Serbe që ta zbardhni vdekjen e Astrit Deharit prandaj problemin e kam me juve zonja Haxhiu. Kur ta zbardhni vdekjen e Astrit Deharit flasin për secilën temë e edhe për koordinimin e Mimoza Kusarit me Radojiqiqin dhe Listën Serbe!”, tha ajo.

Postimi i plotë:

Zonja Haxhiu këtu të prita!

Unë problemin e kam me Albin Kurti dhe me ty, zonja Haxhiu sepse ju keni pasur përgjegjësinë dhe besimin e qytetarëve për të bërë punë e qeverisur Kosovën.

Ju keni dështu.

Ju keni mashtru.

Ju jeni koordinu me Listën Serbe.

Nuk kam pritur nga Lista Serbe që ta zbardhni vdekjen e Astrit Deharit prandaj problemin e kam me juve zonja Haxhiu.

Kur ta zbardhni vdekjen e Astrit Deharit flasin për secilën temë e edhe për koordinimin e Mimoza Kusarit me Radojiqiqin dhe Listën Serbe!

Juve po ju mundin dëshmitë, atë që sonte psove nga videot nuk mund ta kompenzosh me akuza ndaj meje.

Të ngjashme

Të fundit