Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, e cilësoi Presidenten e vendit, Vjosa Osmani, si shkaktaren kryesore të rënies masive së LDK-së në zgjedhjet e vitit 2021.
Në një intervistë në Debat Plus, Bajrami u shpreh pa ekuivoke se Osmani nuk ka më vend në Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke e lidhur emrin e saj me periudhën më të errët elektorale të partisë.
“Sipas meje, personalisht, Vjosa Osmani është fajtori kryesor pse LDK-ja në vitin 2021 ka ra në 12 për qind. Dhe, iu rikujtoj deklaratën e Vjosa Osmanit kur ka thënë: ‘Nëse unë nuk jam në LDK, nuk jam në politikë’.” – deklaroi Bajrami.






