9 C
New York
Thursday, November 13, 2025

Buy now

Bajrami godet qeverinë: Edhe hemodializën e kanë lënë pa material, largimi i Kurtit është urgjencë qytetare

- Advertisement -

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër pas raportimeve se Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) dhe qendrat tjera spitalore janë lënë pa materiale të domosdoshme për procesin e hemodializës.

Në një postim në Facebook, Bajrami ka theksuar se largimi i qeverisjes Kurti është bërë “urgjencë qytetare”.

“Edhe hemodializën e kanë lënë pa material – kategorinë pothuajse më të ndjeshme të shoqërisë e kanë lënë nën mëshirën e fatit,” ka shkruar ajo.

Sipas saj, kjo është vetëm një ndër dëshmitë e shumta të keqqeverisjes aktuale. Bajrami kujton se “Kurti që ka marrë vendim për tender sekret të rezervave shtetërore, e që i ka zhvilluar negociatat në restorantin ‘Bukë e Zemër’ të Ridvan Muharremit, i njëjti që ka lejuar vartësit e tij të lidhin mbi 2400 kontrata njëburimore në vlerë prej 270 milionë euro, po ai që ka lejuar që energjia e importuar gjatë viteve të fundit, në shumicën e rasteve, të blihet jo në bursë, jo përmes ankandeve, por drejtpërdrejt nga kompania NOA, është i njëjti që tash po raportohet se e ka lënë SHSKUK-në dhe qendrat e tjera pa material të domosdoshëm për procesin e hemodializës.”

Bajrami shtoi se, me gjasë, arsyetimet do të fshihen prapa “procedurave të prokurimit”, por theksoi se problemi është shumë më i thellë.

“Qe pse unë dhe gjithë ata që e duan këtë shtet e këtë Republikë e kemi problem Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen – sepse për ta nuk ka rëndësi shteti, nuk ka rëndësi qytetari. Ata qytetarët i shohin si vota, e shtetin e përdorin për t’i mbushur xhepat e tyre. Largimi i tyre nga keqqeverisja është urgjencë qytetare – sa më parë, aq më mirë,” përfundoi Bajrami.

Të ngjashme

Të fundit