26.3 C
New York
Sunday, August 10, 2025

Buy now

Bajrami godet Osmanin dhe VV-në: Po e doni Gjykatën Kushtetuese pa kuorum – tregoni pse?

- Advertisement -

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj Lëvizjes Vetëvendosje dhe Presidentes Vjosa Osmani, duke i akuzuar për sulme ndaj sistemit gjyqësor dhe për standarde të dyfishta rreth rreth reagimeve për akgjykimet Gjykatës Kushtetuese. Reagimi i saj vjen një ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila konstatoi shkelje nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari dhe sulmeve, akuza brutale dhe nxjerrjes së kartës së Serbisë nga Presidentja Vjosa Osmani dhe Lëvizja Vetëvendosje.

Sipas përbërjes aktuale, pesë nga shtatë anëtarët e Gjykatës shërbenin edhe në vitin 2021, kur ky institucion shpalli të paligjshme zgjedhjen e Qeverisë Hoti, një aktgjykim që atëherë u përshëndet nga VV si triumf i rendit kushtetues dhe vullnetit qytetar. Në atë kohë, pjesëmarrja e gjyqtarit Llaban në trupë nuk u problematizua nga Vetëvendosje.

“As Vjosa Osmanit, as LVV-së nuk iu ka penguar përbërja e Gjykatës Kushtetuese kur kjo Gjykatë ka rrëzuar qeverinë në vitin 2020, asnjë zë, asnjë fjalë në atë kohë.” – shkroi Bajrami.

Bajrami e vendosi debatin edhe në kontekstin e sigurisë, pasi deputetja Albulena Haxhiu tha se gjyqtari Llaban dyshohet të jetë ndër bashkëpunëtorët e Agjencisë për Siguri dhe Informim të Serbisë, duke kujtuar se “Radojçiqit iu krijua një korridor dhe ai iku në pikë të ditës nën vëzhgimin e kamerave” dhe deri më sot, siç tha, “asnjë shpjegim s’ka dhënë qeveria e LVV-së”.

Bajrami gjithashtu shtoi se qeveria kishte pasur mundësi ta shpallte Listën Serbe organizatë terroriste, “por nuk e ka bërë një gjë të tillë”.

“Mos mendoni që kemi harruar, të gjithëve na kujtohet se si pas sulmit terrorist në Banjskë, Radojçiqit iu krijua një korridor dhe ai iku në pikë të ditës nën vëzhgimin e kamerave dhe deri më sot asnjë shpjegim s’ka dhënë qeveria e LVV-së.

Për më tepër, qeveria e LVV-së pas sulmit terrorist në Banjskë ka pasur mundësi që ta shpallë organizatë terroriste Listën Serbe, por nuk e ka bërë një gjë të tillë dhe sot provoni të shisni patriotizëm dhe, sa herë që ndonjë vendim i ndonjë institucioni nuk ju pëlqen, disi tentoni ta lidhni me Serbinë dhe Radojçiqin.

Mos se po ju njohim!”

Sipas Bajramit, Lëvizja Vetëvendosje dhe dhe Presidenten se “po e duan Gjykatën Kushtetuese pa kuorum” – diçka që, sipas Bajrami, “veç Kosovës nuk i shkon për shtati.”

“Po shihet sheshazi se ju LVV dhe Vjosa Osmani po e doni Gjykatën Kushtetuese pa kuorum. Veç na tregoni pse?

Se kjo veç Kosovës nuk i shkon për shtati.

Në fund, sa i përket njoftimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, kujt po i shisni përralla, oj zonjë?

Votimi i fshehtë 48 herë është refuzuar nga shumica e deputetëve të Kuvendit. Ndërsa ju vetë, zonja Haxhiu, keni dështuar 6 herë në votim të hapur dhe 48 herë në votim të fshehtë. Vota jonë kundër komisionit për votim të fshehtë ka qenë votë kundër komisionit, votë kundër votimit të fshehtë dhe votë kundër jush për kryetare të Kuvendit.”

Të ngjashme

Të fundit