Hykmete Bajrami nga LDK është deklaruar pas mbledhjes së kuvendit të kësaj partie, ku u vendos që të mos pranohet dorëheqja e Lumir Abdixhikut nga pozita e kryetarit të LDK’së.
Bajrami e cila kishte kritikuar Abdixhikun, ka thënë se e respekton vendimin e Kuvendit dhe se LDK është më e madhe se ‘’secili prej nesh’’.
‘’E kam thanë edhe më herët po e përsërisë prapë, LDK është më e madhe se secili prej nesh e respektoj vendimin e Kuvendit të LDK’së’’, ka thënë shkurtimisht Bajrami për media.






