7 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Bajrami e LDK-së me statistika: Një produkt i konsumit sot kushton 17,5 për qind më shumë se më 2021

- Advertisement -
Hykmete Bajrami, deputete e LDK-së,  ka thënë se se nëse krahasohen çmimet e vitit e prillit të 2023 me atë të prillit të vitit 2021, produktet e konsumit janë shtrenjtuar për 17,5 për qind.

“Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, që funksionon në kuadër të Zyrës së Kryeministrit inflacioni në prill të vitit 2022 krahasur me prillin e vitit 2021 ishte 11.2%, sipas po të njëtit institucion, inflacioni në prill të vitit 2023 ishte 6.3% krahasuar me prillin e vitit 2022, POR kjo asesi nuk thotë se kemi ulje të çmimeve, KJO nënkupton që nëse i krahasojmë çmimet e prillit të vitit 2023 me prillin e vitit 2021 rritja është 17.5%. D.m.th. një produkt i konsumit sot kushton 17.5% më shumë se sa ka kushtuar në vitin 2021.” ka shkruar ajo.

Tutje, Bajrami shkroi se manipulimet me shifra nuk i bëjnë mirë askujt.

Postimi i plotë:

Stop manipulimit me shifra

Kur themi se norma e inflacionit ishte 6.3% në muajin prill nuk i bie që çmimet po i kthehen normalitetit, por në fakt ajo çka po ndodhë është se rritja e çmimeve po vazhdon, por në ritme me të ulta se vitin e kaluar.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, që funksionon në kuadër të Zyrës së Kryeministrit inflacioni në prill të vitit 2022 krahasur me prillin e vitit 2021 ishte 11.2%, sipas po të njëtit institucion, inflacioni në prill të vitit 2023 ishte 6.3% krahasuar me prillin e vitit 2022, POR kjo asesi nuk thotë se kemi ulje të çmimeve, KJO nënkupton që nëse i krahasojmë çmimet e prillit të vitit 2023 me prillin e vitit 2021 rritja është 17.5%.
D.m.th. një produkt i konsumit sot kushton 17.5% më shumë se sa ka kushtuar në vitin 2021.

Bile për të qënë të saktë në llogaritje përqindja është me e lartë se sa shuma e tyre për dy vite, pasiqë në vitin e dytë 6.3% e ngrit edhe 11.2% [11.2+6.3 +(11.2×6.3%)]=18.20%. D.m.th. në prill 2023 është rritur për 18.20 % krahasuar me prill 2021.

Manipulimet me shifra nuk i bëjnë mirë askujt, aq me pak ministrave dhe qeverisë të cilët për shkak të propagandës që janë angazhuar ta prodhojnë, sikur po jetojnë në një univers parallel, PËRNDRYSHE këto çmimet qytetarët i përjetojnë në baza ditore.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit