Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami ka ngritur shqetësime lidhur me një tender që KEK ka shpallur në janar të këtij viti.

Ajo ka thënë se bëhet fjalë për një tender të negociuar rreth 137 milionë euro.

Bajrami thotë se ani pse është shpallur tenderi, nuk ka studim të fizibilitetit.

“Pjesa më e madhe e energjisë që po shpenzohet në Kosovë po importohet. Nuk e di nëse janë përcjellë të dhënat e shkëmbimeve tregtare të energjisë, por sasia që po e gjeneron Kosova për momentin është jashtëzakonisht e vogël. Aktualisht kemi vetëm dy blloqe funksionale. E patë edhe tymin sot, që ka mbuluar jo vetëm Obiliqin, por edhe krejt Prishtinën. Thuhet se njëri nga blloqet është vënë në funksion pa vendosjen e filtrave, dhe kjo është jashtëzakonisht e rrezikshme. Prandaj, po ju them hapur: ka gjasa që sonte të mos kemi as tym të mjaftueshëm – e lëre më rrymë – gjatë natës”, tha ajo.