10.6 C
New York
Saturday, May 10, 2025

Buy now

Bajrami: Do të lëvizim çdo gur për të shfuqizuar vendimin për çmimin e rrymës

- Advertisement -

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, tha se  s’do të lënë gur pa lëvizur derisa të shfuqizohet vendimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për shtrenjtimin e energjisë elektrike prej 16%.

Bajrami përmes një shkrimi në Facebook tha se kjo do të bëhet së bashku me deputetët që mbrojnë interesin e qytetarëve.

“Së bashku me të gjithë deputetët që mbrojnë interesin e qytetarëve dhe japin llogari para tyre, nuk do të lëmë gur pa lëvizur derisa të shfuqizohet vendimi i ZRRE-së për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për qytetarët dhe bizneset”, ka shkruar Bajrami.

Iniciativa qytetar “Asnjë Cent Më Shumë”, më 2 maj, ka dorëzuar zyrtarisht një padi në Gjykatën Themelore të Prishtinës kundër Zyrës së Rregullatorit për Energji, duke kundërshtuar vendimin e fundit të saj për rritjen e tarifave të energjisë elektrike.

Me dorëzimin e padisë, iniciativa në fjalë, kërkoi anulimin e vendimit për shtrenjtimin e rrymës.

Të ngjashme

Të fundit