23.6 C
New York
Thursday, May 8, 2025

Buy now

Bajrami dhe Kica-Xhelili dorëzojnë kallëzim penal në prokurori ndaj Kurtit ministrave të tij

- Advertisement -

Gazetarja e Nacionales, Eriola Cacaj, raportoi se dy Nënkryetaret e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami dhe Doarsa Kica-Xhelili veçse kanë hyrë në objektin e Prokurorisë së Kosovës për të dorëzuar kallëzim penal ndaj Albin Kurtit dhe nënë ministrave në detyrë të cilët – ndonëse janë zgjedhur deputetë – vazhdojnë të ushtrojnë pushtet ekzekutiv dhe të marrin vendime. Kjo krejtësisht në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe Ligjin për Qeverinë.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës para mëse dy javësh kanë paralajmëruar se do të ngrejnë kallëzim penal për të gjitha vendimet e marra nga ministrat në detyrë të zgjedhur dhe të certifikuar dhe betuar si deputetë që nga 27 marsi e këndej.

Të ngjashme

Të fundit